Këtë mëngjes, në një pikë këmbimi të kriptovalutave ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Sipas Policisë së Kosovës grabitja ndodhi rreth orës 10:00 në Lagjen Tophane të Prishtinës.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, thonë nga Policia.
Sipas informacioneve të para dëmi nga vjedhja mendohet të jetë deri në 50 mijë euro. Deri më tani mendohet që dy persona janë të dyshuar për plaçkitjen.
Në Kosovë, muajve të fundit janë shtuar grabitjet e armatosura në disa pika të ndryshme.
Top Channel