Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian theksoi se një masë e caktuar është në dorën e vendit për t’u anëtarësuar drejt bllokut.

Ai u shpreh se është mundësia të përshpejtohet më shumë procesi drejt BE-së.

Rama: Nuk duhet të isha skeptik për fuqinë aftësinë dhe vullnetin e mirë të administratës se në fund të ditës është një punë e administratës shqiptare. Edhe unë jam i prekur nga virusi i mosbesimit tek administrata, i cili ushqehet vazhdimisht nga lajmet e këqija, të cilat nuk mungojnë, por që ndërkohë bëjnë që shumica dërrmuese e punës së administratës që nuk bëjnë lajm të mos vlerësohen sa duhet për atë që janë dhe atë që bëjnë, ky proces kaq i suksesshëm është edhe një revansh i heshtur, kam pasur shumë frikë, ju keni dhënë provën, me një masë të caktuar është në dorën tonë ta përshpejtojmë procesin. Nuk është vendi këtu që unë ta risjell, juve e dini sepse këtu keni jetuar, e kemi nisur shumë mbrapa këtë proces. Ne kemi mundësi ta përshpejtojmë më shumë procesin. Duhet ta bëjmë jo për BE, jo për të dalë para të tjerëve, por për ta sjellë sa më shpejt BE këtu, në çdo sektor normat evropiane, masat ligjore evropiane, mënyra e të funksionuarit të instalohet këtu, ju e dini po kaq mirë që duke punuar brenda administratës, se sa i madh është deti nga e thëna në të bërë, shkrujtja në ligj është pjesa thelbësore e këtij procesi. Kur ne po bëheshim gati të nisnim negociatat i kam kërkuar Majlindës të përgatisim kombinatin e ligjeve. Me çështjet e drejtësisë asnjë lloj kompromisi me askënd për asnjë arsye.

Top Channel