Bashkia Kavajë nuk liron dot hyrjen e një pallati të zënë padrejtësisht! INUK: Zaptimi, rrethim në paligjshmëri

18/12/2023 20:45

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një pallati në Golem të Kavajës hyrja e të cilit është e zënë. Banorët janë ankuar disa herë në bashki, por nuk kanë marrë përgjigje.

Përpara se të shkosh te hyrja e pallatit është vendosur një tra “pronë private” i cili është pengesë për hyrjen në pallat.

Madje në trotuarin përpara pallatit janë vendosur rrethime, tenda, çisterna të cilat pengojnë hyrjen e banorëve për në hyrjet e tyre.

Fiksi që në korrik kërkoi një përgjigje nga Bashkia Kavajë, kryetari i të cilës Fisnik Qosja , premtoi ndërhyrje të menjëhershme, por kjo gjë nuk u bë.

Pas 4 muajsh Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në bashki vendosi që të heqë vetëm traun e vendosur në hyrje të pallatit, e gjithë hapësira tjetër e përbashkët ka mbetur e zënë.

Në një telefonatë me gazetarët inspektori i INUK, tha se nuk u bë e plotë ndërhyrja se shkoi ora 3 e gjysmë në punë dhe mbeti e papërfunduar, ndërkohë të nesërmen u morën me mbledhje. “Nuk e di pse nuk përfundohet kjo ndërhyrje, janë konstatuar të gjitha të paligjshme, rrethimet, tendat dhe trau por nuk e kam një përgjigje përse nuk përfundohet”, thotë inspektori.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel