Tre persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prizren.

“Po mund të konfirmoj si rast, se tre persona kanë vdekur në aksident dhe tre tjerë janë lënduar, për më shumë detaje merret njësiti i autostradave”, tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi

Mësohet se viktimat janë të moshës rreth 20 vjeç. Viktimat janë identifikuar me inicialet L.S, M.D dhe N.B.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë.

Top Channel