Spanja nis evakuimin e pasagjerëve nga anija me rastet me hantavirus/ Turistët ndahen në grupe, pritet të riatdhesohen nën masa të rrepta sigurie në vendet e origjinës 10/05 11:32
Basketbollisti slloven Luka Donçiç, i njohur për “top formën” gjatë ndeshjeve të Dallas Mavericks në NBA, ka bërë “goditjen” e radhës në dyshemenë e kafenjtë ku jemi mësuar ta shohim të luaj çdo sezon.
Donçiç ka publikuar një foto nga nxehja para ndeshjes mes Dallasit dhe Portlandit, ku shihej duke veshur një fanellë me një mbishkrim interesant; një produkt që njihet mirë nga ballkanasit sikurse rakia.
“Raki – antivirus. Versioni në shtëpi“- thuhet në bluzë, ndërsa momenti i ka bërë njerëzit e kësaj zone të qeshin me gjetjen fantastike të sportistit.
Vlen të theksohet se që kur është bërë baba, Donçiç ka të shkruar edhe emrin e vajzës së tij Gabriela në atlete.
Top Channel