“Përgjithmonë Dhora”! ‘Exclusive” për rektoren e parë të universitetit të Shkodrës

17/12/2023 12:38

Shkodra dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” përbëjnë një qendër të rëndësishme në arsimin dhe kulturën shqiptare.

Traditat kulturore të këtij qyteti mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës dhe arsimit shqiptar. Universiteti, i cili mban emrin e një shenjë shqiptare si Luigj Gurakuqi, është shembulli më i spikatur i edukimit të brezave në një kohë jo pak të vështirë.

Autorja Monika Stafa sjell në programin “Exclusive” të së dielës një prej figurave ikonike të këtij Universiteti. Ajo është rektorja e parë e këtij universiteti, profesoreshë Dhora Lloja.

“Ajo ka një të mirë të madhe që dëgjon më shumë dhe këtë e bëjnë vetëm gratë e mençura”- tha Myfarete Laze, këngëtare dhe ish- studente e profesoreshë Dhora Lloja.

“Kur ajo erdhi si rektore dhe në komunitetin e studentëve u prit me kërshëri, se ishte rektore femër, relativisht e re. Dhe ne i kishim sytë tek ajo…”- tha Ermira Alija ish- studente e profesoreshë Lloja.

Dhora Lloja është shembulli i pedagogjisë, filozofisë, psikologjisë dhe etikës, personalitet i spikatur i arsimit kombëtar, edukuese, pedagoge, drejtuese e shquar e Institutit Pedagogjik Shkodër, sot Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

Profesoreshë Dhora, ashtu si ajo pëlqen të thirret ende është një figurë e patjetërsueshme e arsimit shqiptar për kontributin e pashembullt në edukimin e dhjetëra brezave ndër vite, prej universitetit të vetëm në kryeqendrën e veriut, Shkodrën.

Po si kujtohet ajo sot nga ish-studentët e saj? Rektorja e parë grua në gjithë arealin shqiptar në një sistem ku liria dhe idealet u përçudnuan me ndëshkim. Po si i mbijetoi ajo atyre kohëve duke ruajtur ende emrin e mirë? “Përgjithmonë Dhora”! ‘Exclusive” për rektoren e parë të universitetit të Shkodrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA