Papa Françesku feston këtë të diel 87-vjetorin e lindjes.  Urimet për kreun katolik të Vatikanit mbërritën nga e gjithë bota, dhe atyre nuk mund t’ju mungonte as udhëheqja shqiptare.

Në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan “edhe 100”, mesazh ky i shoqëruar nga një emoy lutje.

Megjithatë, Papa nuk do të festojë në ndonjë mënyrë të veçantë, përveç një takimi të planifikuar në orën 11:00.

Papa do të takohet me më shumë mbi 450 fëmijë dhe familjet e tyre, të cilëve shërbimi i posaçëm vullnetar i Vatikanit u ofron shërbim shëndetësor falas. Më pas do të shikojë me ta një shfaqje të shkurtër me artistë cirku dhe do të shijojë ëmbëlsirat dhe tortën e ditëlindjes, raportojnë mediat e huaja.

Dy orë më vonë, Papa si çdo të diel do të bekojë besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit ku pritet t’i urojnë me entuziazëm ditëlindjen. Mes atyre që urojnë Atin e Shenjtë është edhe presidenti italian i Republikës Sergio Mattarella, Asambleja e Ipeshkvijve Katolikë të Italisë dhe mijëra qytetarë nga e gjitha bota.

Pavarësisht problemeve shëndetësore, Papa nuk po mendon të japë dorëheqjen

Ati i Shenjtë, në një intervistë të dhënë kohët e fundit për kanalin televiziv meksikan N+, shprehu dëshirën për t’u varrosur në Bazilikën Romake të Santa Maria Maggiore dhe jo në Vatikan si zakonisht. Ai ka një përkushtim të madh ndaj bazilikës në qendër të kryeqytetit italian. Ajo përmban ikonën e Marisë, Salus Populi Romani, para së cilës ai lutet para dhe pas udhëtimeve jashtë vendit.

Pavarësisht moshës së vjetër dhe problemeve shëndetësore, të cilat e kanë shqetësuar veçanërisht këtë vit, Papa nuk po mendon të japë dorëheqjen. I pyetur mbi abdikimin e paraardhësit të tij gjerman Benedikti XVI, Papa tha: “E pashë guximin e Benediktit kur kuptoi se nuk mund ta bënte më dhe preferoi të thoshte “mjaft”. Dhe kjo është e mirë për mua si shembull. Unë i kërkoj Zotit të thotë “mjaft” në një moment, por nëse ai dëshiron.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA