Shqiptarët, të ndarë në zgjedhje/ Preshevë, do garojnë me dy lista në zgjedhjet në Serbi

16/12/2023 19:45

Të dielën e 17 dhjetorit në Serbi mbahen zgjedhjet parlamentare.

Shqiptarët do të garojnë në dy lista të ndara, “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e bashkuar”, që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi dhe “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, nga Shaip Kamberi.

Kjo ndarje mund të penalizojë shqiptarët për të siguruar edhe një ulëse të vetme në Kuvendin e Serbisë.

“Është e vështirë se për shkak të migrimit dhe diskriminimit shtetëror të Serbisë dhe në anën tjetër nuk ka potencial elektoral, meqë shqiptarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë“, tha Belgzim Kamberi-Instituti Musine Kokalari.

Megjithatë, si favorit për të përfaqësuar shqiptarët mbetet Shaip Kamberi, e nga ai njohësit kërkojnë që të jetë më i zëshëm në avokimin për ndaljen e diskriminimit të shqiptarëve nga shteti serb.

“Do të mbetet të shihet nëse zgjedhja e ndonjë deputeti do të mund të ridinamizojë procesin e bllokuar të moszbatimit të marrëveshjeve për Luginën e Preshevës dhe rifillimin e dialogut midis Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të Luginës, proces të cilin e ka bllokuar pushteti i Aleksandar Vuciçit“, u shpreh Belgzim Kamberi-Instituti Musine Kokalari.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale të pjesshme të Serbisë u shpallën pas një viti e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Kjo erdhi pas pakënaqësive të opozitës lidhur me zhvillimet e brendshme politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA