Zonat malore të juglindjes janë zgjuar sot me dëborë.

Në Dardhë të Korçës trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm, në Qarr 30 cm dhe 5 cm në aksin Korçë-Kapshticsë.

Aktualisht të gjitha akset janë të hapura, ndërsa në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike.

Edhe në veri ka pasur reshje të dendura dëbore me stuhi gjatë natës. Në Shishtavec, gjithçka është mbuluar nga bardhësia e borës. Dëbora arrin në trashësinë deri në 60 cm.

Sipas ARRSH, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA