15 dhjetori është dita e fundit kur qytetarët serbë do të mund të konvertojnë targat e veturave të tyre nga ato ilegale në të Republikës së Kosovës.

Deri më tani janë rreth 4200 vetura, targat e të cilave janë ndërruar.

“Nëse i marrim parasysh edhe 800 të viteve të mëhershme, i bije që numri i përgjithshëm i veturave të regjistruara është diku mbi 4200”, tha Veton Elshani – zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale Veri.

Policia e Kosovës ditët e fundjavës do të lëshojë vetëm njoftimin për ndalimin e qarkullimit të veturave me targa ilegale, pas kësaj do të merren masa.

“Nëse dikush ka arsye, polici mund të japë vërejtje, polici mund të shqiptojë tiketë, konfiskon targat e lejen e qarkullimit dhe në rast se haset përsëri atëherë do të konfiskohet vetura e të dërgohet në doganë”, tha Elshani.

Për t’u mundësuar qytetarëve serbë të konvertojnë targat, Ministria e Punëve të Brendshme ka shtyrë dy herë afatin, por nuk planifikojë ta bëjë përsëri.

“Nga të dhënat në teren dhe afati 45 ditësh më nuk konsiderohet një shtyrje e re për regjistrim të veturave”, tha Nora Fetoshi, zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme.

Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e qarkullimit të veturave me targat ilegale qershorin e vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA