Një 56-vjeçar është vënë në pranga pasi ndërtoi pa leje në bregdetin e Dhërmiut.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime ndërtimi, pa leje, në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në zonë.

Nga kontrollet u konstatua se K. S. kishte nisur të ndërtonte një objekt në tokë publike, në zonë turistike, pa lejen e organeve kompetente.

56-vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, ndërsa sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA