Zonat malore të vendit janë zbardhur nga dëbora.
Mjetet borëpastruese ndodhen në terren, në akset Kukës-Shishtavec, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Korçë-Dardhë.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, kur të udhëtojnë. Gjithashtu të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë udhëzimet e policisë, për të shmangur aksidentet.
“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan Rama, ndërsa ka ndarë edhe disa foto me borë të disa akseve rrugore.
Edhe fshatra të tjera turistikë të Korçës janë zbardhur nga bora. Përveç Dardhës, Voskopoja apo Vithkuqi natën dhe mëngjesin e sotëm ka rënë pak centimetra borë. Aktualisht po punohet për pastrimin e akseve, ndërsa nuk raportohen probleme deri më tani.
Top Channel