Një shfaqje cirku e Krishtlindjeve ka lënë dje audiencat e shokuara teksa performuesi ra papritur nga ‘Rrota e Vdekjes’ dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Akrobati i paemëruar pësoi plagë të rënda pas rënies nga 6 metra lartësi nga rrota gjigante gjatë një numri të rrezikshëm cirku.
Në pamje shihen anëtarët e audiencës së cirkut Hippodrome në Yarmouth në verilindje të Britanisë, që lëshojnë klithma tmerri teksa performuesi bie nga struktura.
Një dëshmitar tha se akrobati u përplas me strukturën e metaltë dhe më pas u përplas përtokë.
Akrobati i ri që besohet se ishte në të 20-at ra gjatë performancës së pasdites në cirkun ‘Christmas Spectacular.’
Shfaqja raportohet se ndaloi menjëherë dhe u thirr policia e ambulanca.
Burri raportohet se ishte i ndërgjegjshëm kur u mor nga mjekët e ambulancës.
Një kolege akrobate tha se i lënduari ishte vëllai i saj, dhe e shoqëroi drejt spitalit.
Drejtori i cirkut tha për incidentin: “Ishte një gabim lëvizjeje. Ai kërceu për të kaluar një nga rrotat në lëvizje por rrëshkiti dhe ra përtokë.
Gjendja e të dëmtuarit raportohet e stabilizuar por mbetet në spital./DailyMail/
Top Channel