James O'Brien

Shtetet e Bashkuara i dërguan Beogradit mesazhin e qartë se pavarësisht cila do të jetë qeveria e ardhshme e vendit, e dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, ajo nuk duhet të devijojë nga linja e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe nga rruga drejt integrimit europian,

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien i tha VOA-s se muajt e fundit është shënuar progres për çështjen e Kosovës, dhe se “disa nga çështjet kryesore kontestuese kanë filluar të zgjidhen, si targat, apo doganat…”

“Populli serb do të votojë si të dojë. Ne presim që qeveria t’i përmbahet marrëveshjes që ka bërë në lidhje me Kosovën”, u shpreh O’Brien.

Avancimi i vënë re është i mirëpritur, por zyrtari amerikan e bëri të qartë se nevojitet një progres i mëtejshëm. E ardhmja e Ballkanit, u shpreh ai, qëndron  në tregun e përbashkët europian dhe anëtarësimin në BE.

“Për t’iu bashkuar me të vërtetë tregut të përbashkët europian, të dyja palët duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, të njohin kufijtë dhe të pajtohen për bashkëpunim. Ne presim që ata të punojnë përsëri – duke filluar me angazhimet që i kanë marrë tashmë”, tha O’Brien.

Ai hyri dhe në detaje teka përmendi vazhdimin e negociatave për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se SHBA-ja pret ulje të tensioneve në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Zyrtari kujtoi se kjo është një zonë ku forcat e KFOR-it dhe NATO-s janë forcuar.

Misioni europian EULEX gjithashtu ka qenë shumë aktiv atje së fundi. Për këtë arsye, asnjëra palë nuk ka arsye të shkaktojë tensione atje dhe zona duhet të qëndrojë e qetë, ishte këshilla e tij. Një nga hapat që O’Brien përmendi mes të tjerash për uljen e tensioneve është edhe kthimi i serbëve në institucionet publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA