Putin thotë se ‘nuk do të ketë rekrutime të reja’ ushtarake në Rusi

14/12/2023 19:20

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se “për momentin, nuk ka më nevojë” per fushata të reja mobilizimi të ushtarëve, rreth dy vjet pas nisjes së ofensivës në Ukrainë.

Putin pretendonte se më shumë se 400,000 rusë janë rekrutuar si vullnetarë ndërsa 41,000 ushtarakë janë liruar “prej arritjes së limitit të moshës ose për arsye shëndetsore”.

Duke folur në konferencën e tij të fundvitit Putin shtonte se mercenarët që luftojnë për Rusinë në Ukrainë do të ketë të gjitha të drejtat e “mbështetjes sociale nga shteti, siç kanë të gjithë ushtarakët e tjerë”.

Disa nga pjesëmarrësit e audiencës mbanin pankarta proteste teksa presidenti fliste.

Më tej ai tha se Rusia po korr sukses në fushatën ushtarake në Ukrainë për arritjen e objektivave të saj.

“Do të ketë paqe kur ne të kemi arritur objektivat e përmendura, ato nuk kanë ndryshuar prej fillimit dhe janë sërisht: de-nazifikimi i Ukrainës, de-militarizimi i saj dhe statusi neutral”, tha mes të tjerash Putin.

“Duhet të biem dakord për një ‘demilitarizim’ dhe të pranojmë parametra të caktuara. Gjatë negocjatave në Stamboll ne i pranuam por marrëveshjet më vonë u flakën. Por gjithsesi ka mundësi të tjera. Sidoqë të jetë, ose do të biem në një marrëveshje ose do ta zgjidhim me forcë. Ky është objektivi ynë”.

Në konferencë Putin përshkruhej entuziast teksa njoftonte planet për të qëndruar në post deri në vitin 2030 nëse mundej.

71-vjeçari thoshte se ishte i sigurt për fitore në Ukrainë, megjithëse konflikti i ka kushtuar jetën mijëra të rinjve rusë.

Putin shtonte gjithashtu se dy vjet sanksione nga Perëndimi nuk kishin dëmtuar ekonominë apo moralin e Rusisë.

“Ka mjaftueshëm për ne që të ndjemi me besim dhe të bëjmë përpara”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/5
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se "për momentin, nuk ka më nevojë" per fushata të reja mobilizimi të ushtarëve, rreth dy vjet pas nisjes së ofensivës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA