“Janë lënë 930 milionë euro para xhepi”, Berisha: Nuk është 10 miliardë euro por 5.5, pensionistët marrin vetëm 1% të GDP-së 19/11 12:32
Seanca e sotme plenare nisi sërish mes kaosit dhe tymuesve.
Deputetët e opozitës që arritën të futeshin brenda Kuvendit kanë shkaktuar kaos duke brohoritur “turp, turp”, ndërsa ndezën edhe tymuese.
Ndërkohë, mes kaosit, krye parlamentarja Lindita Nikolla ka vijuar normalisht me leximin e neneve për miratimin e rregullores së re të Kuvendit.
Rregullorja e re, e cila parashikon masa më të forta ndëshkuese, 30 deri 60 ditë përjashtim për deputetë të cilët krijojnë kaos të Kuvend, u miratua pa debate, me 74 vota pro.
Deputetët e përjashtuar, pavarësisht se tentuan në çdo formë, nuk u futën dot brenda Kuvendit. Seanca e sotme plenare zgjati vetëm 10 minuta.
Top Channel