Në pengesën për të hyrë në sallën e Kuvendit, deputetët e opozitës duan të përfshijnë edhe kolegët e mazhorancës.
Teksa Garda ka bllokuar hyrjen e Kuvendit për deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike, këta të fundit po pengojnë edhe deputetët e Partisë Socialiste për të hyrë brenda.
Deputeti Gazment Bardhi u përplas me Olta Xhaçkën dhe nuk e lejoi të futej brenda. Shumë shpejt do të japësh përgjigje në SPAK, iu drejtua Bardhi Xhaçkës, ndërsa socialistja e quajti burracak.
Bardhi: Nuk është hyrja: hajdutët brenda, të ndershmit jashtë. As me investime strategjike, as me fonde AZHPR-je,
Xhaçka: Unë e di shumë mirë si e do përgjigjen, por nuk e meriton
Bardhi: Përgjigjen do ta japësh në SPAK
Xhaçka: O legen, o burracak
Bardhi: Shumë shpejt do ta japësh përgjigjen në SPAK. Bëji gati kyçat e dorës. Shumë shpejt, shumë shpejt!
Për kaosin e krijuar javën e kaluar në Kuvend, kur në sallë u hodhën flakadanë dhe kaspsolla, u ndëshkuan me 10 ditë mos pjesëmarrje në Kuvend, shtatë deputetë të opozitës.
Ata janë Ervin Salianji. Lefter Gështenja, Xhelal Mziu, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.
Top Channel