SHBA dhe aleatët përpjekje për të rifilluar negociatat për lirimin e pengjeve në Gaza! Hamasi ende pa përgjigje

13/12/2023 16:31

Hamasi nuk është përgjigjur ndaj iniciativave të fundit në përpjekje për të rifilluar negociatat për lirimin e pengjeve.

SHBA dhe ndërmjetësues të tjerë po përpiqen të ringjallin negociimet për lirimin të më shumë pengjeve të cilët u rrëmbyen më 7 tetor. Sipas një burimi të njohur me përpjekjet dhe një zyrtari të lartë amerikan: “Nuk ka negociata aktive, por një eksplorim i ideve se si të arrihet kjo.” Megjithatë, tha burimi për CNN, Hamasi nuk i është përgjigjur thirrjes.

Katari flet me zyrtarë politikë të Hamasit në Gaza, të cilët më pas i transmetojnë mesazhe udhëheqjes së grupit brenda rripit, të cilët po përpiqen në mënyrë aktive të shmangin zbulimin nga Izraeli. Zyrtarët amerikanë kishin thënë se marrja e përgjigjeve nga Hamasi ishte një proces tepër i rëndë gjatë raundit të parë të negociatave që çoi në lirimin e një sërë pengjesh. Tani mund të jetë edhe më e vështirë për liderët e Hamasit që të angazhohen në bisedime, duke pasur parasysh fokusin izraelit për eliminimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, Izraeli, i cili rifilloi operacionin e tij ushtarak kundër Hamasit pas një armëpushimi 7 ditor, beson se ofensiva e tij që synon Gazën jugore, dhe veçanërisht Khan Younis, duhet të ushtrojë presion shtesë mbi Hamasin që mund të rezultojë të jetë i dobishëm në lirimin e më shumë pengjeve. Disa zyrtarë amerikanë pajtohen me idenë se presioni ushtarak mund të ketë efektin që ta kthejë përfundimisht Hamasin në tryezën e bisedimeve.

“Mund të jetë një moment që Hamasi të rishqyrtojë kthimin në tryezë në një mënyrë reale”, tha zyrtari i lartë amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA