Gonzato mesazh për palët politike: Të luajnë rolin e tyre në dhe të kontribuojnë në procesin e reformave për të sjellë Shqipërinë në BE Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet në Këshillin e Mandateve, pasi sipas tij duhet të konsultohet me avokatët e tij.
“Nuk është marrë akoma një vendim sepse duhet të takoj avokatët, me të cilët duhet të këshillohem. Sepse në procese të tilla duhet të këshillohem me ta, nuk kam marrë akoma mendimin e tyre se si do veproj në ditën e hënë. Atë që kemi vendosur si grup parlamentar, ne vazhdojmë mosbindjen civile, pavarësisht nga çdo lloj procedure e diktuar nga Edi Rama”, u shpreh ish-kryeministri.
Në këshill do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së tij, shkresë që iu dërgua ditën e djeshme Kuvendit.
Pas publikimit të kësaj kërkese, Berisha u deklarua se do të zbatojë vendimin e Parlamentit, pavarësisht se sipas tij ky është një vendim antikushtetues. “Ky akt i SKAP-it kundër meje është frymëzim për opozitën”, tha ish-kryeministri.
Top Channel