Pas më shumë se një viti, kompania serbe Elektrosever dhe ajo në Kosovë, KEDS kanë arritur kontratë komerciale për shpërndarjen dhe faturimin e energjisë elektrike në Veri të vendit.
Kjo kontratë që obligohej nga udhërrëfyesit për energjinë i dakorduar vitin e shkuar, si derivat i marrëveshjeve të 2013 dhe 2015, për energjinë, përfundimisht ndal humbjet komerciale të energjisë elektrike në Veri.
“Kjo i hap rrugë që konsumatorët në katër komunat veriore të furnizohen, por edhe t’u faturohet shpenzimi, të cilin për vite e kanë bërë e nuk u është paguar”, tha Liron Gjocaj i INDEP.
Kontrata mes kompanisë serbe dhe KEDS nuk është publikuar ende, por pritet që të zbatohet në tërësi edhe pse ka dyshime se i përket kohëzgjatjes së implementimit.
“Shpresoj që kjo marrëveshje të funksionalizohet e implementohet sepse jemi mësuar tashmë është bërë një rutinë që marrëveshjet të arrihen që të priten me pompoziteti e të mos implementohen”, shtoi Gjocaj.
Çdo vit humbjet komerciale të energjisë elektrike në veri konsiderohet se janë rreth 25 milionë euro nga mosfaturimi i shpenzimeve të energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.
Top Channel