Saimir Sulaj në ngjarjen tragjike të 25 korrikut 2016 humbi nënën e tij, Sanien. Ajo fillimisht u trajtua në spitalin shtetëror e më pas u transferua në spitalin amerikan.
“Fillimisht ishin në një pavion në spitalin e tyre, nuk e di në çkushte dhe në çfarë rrethanash u transferuan nga ai pavion dhe kaluan tek spitali ushtarak, ne pavionin eparë kushtet ishin shumë të mira, në pjesën tjetër një ish-ambient spitali ishte përshtatur, me kushte jo të përshtatshme për hemodilizën”, u shpreh Saimir Sulaj, djali viktimës.
“Nuk kishin pajisje kundër zjarrit, me disa dritare që të vjetra me hekura që duhet të jenë bërë që kur është ndërtuar spitali, personat hynin e dilnin pa asnjë kontroll edhe unë kam hyrë, ndonëse nuk është e lejuar”, u shpreh Saimir Sulaj, djali viktimës.
Në rrëfimin e djalit të viktimës, mes rreshtave kupton tentativat për të mbajtur ngjarjen të fshehtë përballë familjarëve. Për orë me radhë, ata nuk janë informuar rreth fatit tragjik të viktimave.
“Në pavion thonin që jo ka ikur te urgjenca, ka ikur te spitali tjetër për trajtim psikologjik, mos është në kafe duke prit furgonin, mënyrat më të ndryshme për ti larguar nga aty, nuk tregonin të vërtetën. Trupi nuk është parë fare.. nuk e di se në çfarë rruge e kanë dërguar në morg, por na kontaktuan dhe na thanë që ta merrni atje, nuk kishe çfare të identifikoje”, u shpreh Saimir Sulaj, djali viktimës.
Ngjarja u hetua aso kohe nga prokuroria. Duke qenë mes viktimave edhe personi që vuri zjarrin, çështja u mbyll. Por, viktimat humbën jetën brenda ambjenteve ku shërbehej dializa dhe Spitali Amerikan kishte përgjegjësi të plotë për sigurinë.
“Si shumë çështje të drejtësisë edhe kjo u mbyll njëanshmërisht duke nxjerrë të pafajshëm spitalin. Spitali ka përgjegjësi për mos veprim, nuk ka respektuar kushtet e kontratës për hemodializën”, u shpreh Saimir Sulaj, djali viktimës.
Sajmir Sulaj, dhe 3 fëmijët e tjerë të pacientes së ndjerë Sanie Sulaj paditën Spitalin Amerikan. Në kërkesë padi, pasi renditen detajet e ngjarjes, kërkohet në fund dhënia e dëmshpërblimit nga Spitali privat. Kjo, bazuar në shkeljen e parametrave të sigurisë dhe kritereve të kontratës koncesionare.
Nga ana e Spitalit Amerikan nuk eshte marre asnje mase per te siguruar jeten e pacienteve dhe eshte lejuar te futet ne repart nje person me lende djegese shume te rrezikshme. Spitali kishte detyrimin ligjor qe te kontrollonte dhe te mbikqyrte jeten dhe shendetin e pacienteve qe kishte marre per mjekim.
Top Channel