Inside Story/ ‘Hepatiti po bën namin’, auditi zbulon rritjen e vdekshmërisë në qendrat e dializës dhe fshehjen e të dhënave

13/12/2023 21:40

Rasti më skandaloz me dializën është situata e pacientëve në spitalin e Korçës, për të cilët nuk është folur kurrë.

Të dhënat tregojnë se për vitin 2021-2022 kemi një vdekshmëri të lartë të pacientëve, e po ashtu shpërthim të hepatitit B dhe C.

Mortaliteti vjetor i qendrës rezultoi e lartë 20% e pacientëve të qendrës. Qendra e hemodializës së Korçës ka një numër të lartë të pacientëve me hepatit, të cilët zënë 17.7% të të gjithë pacientëve të qendrës ku specifikisht ka 12 pacientë me hepatit C, 3 pacientë me hepatit B dhe 2 pacientë me hepatit B+C, të cilët e marrin shërbimin e hemodializës të gjithë bashkë në Sallën 1/C.

Aktualisht në Korçë trajtohen 95 pacientë me dializë, dhe të dhënat alarmante zbulohet rrezikun që u shkaktohet nga shërbimi i kompanisë private. Edhe më i rëndë është fakti se të dhënat e mortalitetit për 5 qendrat e dializës në rrethet Lezhë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Vlorë nuk ekzistojnë. Në kontratën koncesionare parashikohej mbledhja e këtyre informacioneve për të analizuar ecurinë. Nuk dihet nëse kompania private ka diçka për të fshehur por provat e zbuluara më sipër, që tregojnë rritjen e vdekshmërisë.

Në programet e auditimit të brendshëm të Fondit të Sigiurimit te Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk është përfshirë auditimi i monitorimit të shërbimit të ofruar nga qendrat e dializës. Kjo me arsyetimin se Institucionet shëndetësore publike e jopublike të kontraktuara nuk janë direkt objekt i auditimit.

Plani për monitorimin e 5 qendrave të hemodializës për vitin 2021 – 2022 mund të konsiderohet i realizuar vetëm në masën 40%. Pra, të dhëna që nuk analizojnë dot panoramën e plotë.

Duhet të japin një shkak të ligjshëm se cila ka qenë pamundësia për ta monitoruar këtë kontratë nëse nuk kanë bazën ligjore e cila do ti justifikonte faktin që nuk është kontrolluar nga ana e departamentit të auditimit këtu ka shkelje ligjore edhe penale”– u shpreh avokat, Gentjan Rumano.

Fluksi më i madh i pacientëve është në Nefrologjinë e QSUT-së. Kjo për shkak se koncensionari nuk kryen seancat e dializës për rastet akute. Sipas kontratës së koncensionit, riinvestimi në pajisje mjekësore do të bëhet 100% dhe do të fillojë në 4 vitet e fundit. Por, në auditimin e kryer rezulton se koncensionari nuk ka filluar të ri investojë në pajisje mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA