Me vendin e parë të siguruar në grupet e Europa League, transferta polake ndaj Rakov, është shndërruar në një miqësore për Atalantën, teksa trajneri Gasperini ka lënë thuajse të gjithë futbollistët në shtëpi.
Kështu plot 9 futbollistë nga 11-shja që luajtën titullarë ndaj Milanit, nuk kanë udhëtuar drejt Polonisë, me Gasperinin, që nga skuadra e parë, ka marrë gjithsej vetëm 8 futbollistë dhe pjesën tjetër e ka plotësuar me futbollistë nga skuadra e të rinjve.
Musso, Djimsiti, Scalvini, Zappacosta, Ruggeri, Ederson, Koopmeiners, De Roon dhe Lookman janë lënë pushim nga Gasperini, teksa për shkak dëmtimi mungojnë edhe Bakker, Scamacca, Toloi, Palomino, Kolasinac dhe El Bilal Toure.
Nga ana tjetër, emrat që kanë udhëtuar në Poloni nga skuadra e parë janë vetëm Carnesecchi, Holm, Zortea, Hateboer, Pasalic, Muriel, De Ketelaere e Miranchuk.
Sfida Rakov- Atalanta starton në orën 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në SuperSport 4./ Super Sport
Top Channel