Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Lihet në burg Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë të vrasjes

13/12/2023 18:17

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit të Kosovës, pasi dyshohet të jenë autorët e vrasjes së Liridona Ademajt.

Këtë të mërkurë është refuzuar ankesa e avokatit të Naim Murselit, Ahmet Ahmeti, nën arsyetimin se se janë të pabaza.

Kosova u trondit mbrëmjen e 29 nëntorit, ku Liridona Ademaj është ekzekutuar me armë gjatë kohës që kthehej në shtëpi me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy djemtë e mitur.

Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje e armatosur që përfundoi në vrasje, por më pas Policia e Prishtinës arriti të zbulojë të vërtetën. Naim Murseli, pas ngjarjes, deklaroi në polici se grabitësit i kanë sulmuar gjatë kohës që lëviznin me makinë, por më pas ai ka mundur të shpëtojë dy fëmijët në momentin që ka ndodhur.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, uniformat blu njoftuan për arrestimin e dy personave, Granit Plava dhe Naim Murseli, të dyshuar për vrasjen e saj. Arrestimi i tretë u konfirmua vetëm pak orë më vonë, pasi iu vunë prangat Kushtrim Kokallës, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Dyshohet që Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, ka qenë porositësi i vrasjes. Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi më tre dhjetor, atëhere kur edhe të dyshuarve iu caktua masa arrest në burg, se Granit Plavës iu premtua një shumë prej 30 mijë eurosh që të ekzekutonte Liridona Ademajn.

Në lidhje me këtë ngjarje janë ngritur shumë pista hetimi, ndërsa ende nuk dihet më saktësi kush ka qenë shkaku që e ka shtyrë Naim Murselin të porosiste vrasjen e bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA