100 euro për fëmijët! Qeveria e Kosovës merr vendimin e bonusit edhe për pensionistët

13/12/2023 12:52

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro shtesa për fëmijët dhe pensionistët.

Kjo vjen nga skema sociale sipas të cilës çdo fundvit kjo kategori do mbështetet financiarisht.

Shtesat për fëmijët do t’i marrin të gjithë prindërit që aktualisht marrin shtesat mujore.

“Ideja apo synimi që duam të arrijmë me këtë shtesë ka qenë rimbursimi i TVSH-së për një minimum jetik për të gjithë fëmijët e vendit”, tha Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Megjithatë që nga viti i ardhshëm do të ketë kategorizim të këtij përfitimi.

“Nga viti i ardhshëm e tutje, siç tha kryeministri do të ketë përcaktim të nivelit të shtesës vjetore edhe në bazë të të ardhurave”, tha Murati.

Këtë fundvit të gjithë pensionistët po ashtu do të marrin 100 euro shtesë në pensionet e tyre.

“Ka të bëjë me shtesën e mbështetjes financiare prej 100 euro për të gjithë përfituesit e skemave pensionale për muajin dhjetor. Marrë parasysh që pensionet ekzekutohen këtë të premte ne do ta kemi të pamundur të ekzekutojmë shtesën këtë javë, por do të njoftojmë me kohë”, shtoi ministri.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë edhe 40 milionë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kompensimin e dëmeve nga vërshimet të shtatorit të vitit 2022 dhe janarit të këtij vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA