“Barbie” dhe “Oppenheimer” kryesojnë nominimet në “Golden Globe Awards”.
Filmi që ka thyer rekorde shikueshmërie “Barbie”, është nominuar në nëntë kategori ku më të rëndësishmet janë : “Aktori/ja më i/e mirë në një muzikal ose komedi” për Margot Robbie, “Aktori/ja më i/e mirë dytësor/e” për Ryan Gosling dhe Greta Gerwig është nominuar si “Regjisori/ja më i/e mirë”.
Këngët e filmit “Barbie”, janë përfshirë në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale në film”. Konkretisht bëhët fjalë për këngët “Dance The Night” nga Dua Lipa, “I’m Just Ken” nga Ryan Gosling dhe “What was i Made For?” nga Billie Eilish.
Nga ana tjetër “Oppenheimer” me tetë nominime gjithsej, pritet të rrëmbejë shumicën e çmimeve të nominuara. Filmi bën pjesë në kategorinë risi të ceremonisë së këtij viti “Arritje në kinematografi”, e cila synon t’u japë më shumë prioritet filmave cilësorë.
Cillian Murphy, aktori kryesor i filmit biografik të J. Robert Oppenheimer, shpikësi i bombës bërthamore, është një nga të nominuarit për “Aktorin më të mirë dramatik”. Të nominuarit e tjerë në këtë kategori janë Emma Stone, Leonardo DiCaprio dhe Da’Vine Joy Randolph.
Regjisori i filmit Christopher Nolan është nominuar si “Regjisori më i mirë”, ndërsa aktorja Emily Blunt është nominuar në kategorinë “Aktori/ja më i/e mirë joprotagonist/e”.
Ndër pretendentët kryesorë për të fituar, me nga shtatë nominime secili janë edhe filmat “Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things”.
Sa i përket serialeve, “Succession” kryeson me nëntë nominime duke u përfshirë në kategorinë “Serialin më i mirë dramatik”, për të vijuar më pas me “Only Murders in the Building”, “The Diplomat”, “The Morning Show” and “The Crown”.
Ceremonia e “Golden Globe Awards 2024” cilësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë dhe do të mbahet më 7 janar të vitit që vjen në Los Angeles.
Top Channel