Play off-i i Botërorit me Kombëtaren shqiptare, Polonia nisi përgatitjet me mungesa
Lojtarët kuqezinj nëpër Europë kanë dhuruar paraqitje mjaft të mira edhe në këtë fundjavë në klubet respektive ku ata aktivizohen.
Një pjesë e tyre kanë qenë edhe protagonistë të fitoreve të klubeve, siç ishte rasti i sulmuesit Mirlind Daku që aktivizohet në kampionatin rus.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte vendimtar me golin e tij ndaj Baltikas. Mirlind Daku realizoi për skuadrën e Rubin Kazan në minutën e 7-të në një ndeshje e cila u mbyll me shifrat 0-1 dhe goli I sulmuesit tonë nga Gjilani, vlejti sa 3 pikët.
Golat këtë fundjavë erdhën edhe nga Kombëtarja U21, aty ku Cristian Shpendi dhe Tim Civeja realizuan me skuadrat e tyre. Shpendi shënoi golin e dytë për Cesenan në transfertën e Recanatese, në minutën e 7-të.
Ndërsa Tim Civeja realizoi në fitoren 4-0 të skuadrës së tij Saarbrucken ndaj Freiburg II. Mesfushori kuqezi shënoi golin e katërt të sfidës në minutën e 92-të.
Në Itali, Berat Gjimshiti la pas dëmtimin e pësuar në takimin ndaj Torinos dhe u aktivizua nga minuta e parë ndai Milanit. Kapiteni kuqezi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në fitoren e Atalantës ndaj Milanit 3-2, duke u vlerësuar si një prej lojtarëve më të mirë në fushë.
Në Angli, Armando Broja u aktivizua si titullar me Chelsean duke luajtur për 66 minuta në ndeshjen ndaj Evertonit. Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Frederic Veseli, Mario Mitaj, Klaus
Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Keidi Bare dhe Arbnor Muja.
Top Channel