Forcimi i monedhës vendase, leku nuk ka sjellë pasoja pozitive për eksportuesit të cilët i shesin mallrat e tyre me monedhën evropiane.

Jo vetëm fasonët kanë nisur të kenë problemet e para, por edhe eksportuesit e bimëve mjekësore kanë filluar ta ndiejnë zhvlerësimin e euros, por edhe të dollarit, monedha këto me të cilat shesin prodhimet e tyre jashtë Shqipërisë.

Në këto kushte këto biznese eksportuese janë detyruar të ulin sasitë e mallrave që eksportojnë. Një fakt të tillë e tregojnë të dhënat e INSTAT për periudhën janar-tetor 2023, nga të cilat rezulton se eksportet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” ranë me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia e eksporteve të bimëve mjekësore për 2023 është më e fortë se gjatë vitit të pandemisë nga Covid-19.

Në harkun e një viti, monedha europiane është zhvlerësuar 13,5%, ndërsa rënia e monedhës së Dollarit në raport me vjet vlerësohet rreth 15%. Zhvlerësimi i euros është pozitiv për të gjithë ata qytetarë që kanë marrë kredi në euro pasi do të paguajnë më pak për këstin e kredisë. Përfitues nga kjo situatë është edhe qeveria, pasi paguan më pak interesa për borxhin e huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA