FSHF shpall 14 tifozët “non Grata”, pas ngjarjeve në derbin e fundit do t’i ndalohet hyrja në stadium

11/12/2023 12:22

Pas akteve të dhunës që shoqëruan ndeshjen KF Tirana – FK Partizani, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë masë përjashtimi për 14 tifozë, të cilëve u ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara për një periudhë të pakufizuar kohe.

Kështu komisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë FSHF-s pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik dhe me korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen KF Tirana – FK Partizani të zhvilluar më datë 03.12.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin”, vendosi të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar 14 personave.

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi, ndërkohë që për këtë vendim është njoftuar edhe policia e shtetit.

Top Channel