Mirëushqyerja e fëmijëve është një sfidë e përditëshme që prindërit kanë, në mënyrë që familja e tyre të jetë e shëndetshme.
Shqetësuese është kthyer shtimi i fëmijëve me obezitet për shkak të konsumimit të ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrnave e sheqernave.
“Ne vazhdojmë të kemi rritje të mbipeshës qoftë te fëmijët qoftë te mosha adulte. Edhe OBSH edhe sipas studimit të fundit e kishte parashikuar Shqipërinë në vendin e dytë në rang europian për mbipeshë dhe ajo që është më shumë shqetësuese është rritja e barrës së sëmundshmërisë që vjen pikërisht me sëmundje kardiovaskulare, diabeti i tipit 2 e shumë patologji të tjera ku në fokus kanë kequshqyerjen dhe jetën sedentare”- tha Arlinda Garuci, nutricioniste.
E tashmë që vendi përshihet dhe nga periudha e festive, rriten më shumë kërkesat e fëmijëve për të ngrënë fast-food e ëmbëlsira. Ndaj në rekomandimet e OBSH, është që shembulli i ushqyerjes së duhur duhet të jepet në tryezen familjare.
“E vetmja mënyrë është që të rritet konsumi perimve në vit. Në vend të atyre lëngjeve të konservuara më mire shtrydhje të freskët të frutave dhe në këtë mënyre zavëndësojnë lëngjet e blera. Sa u përket snack qe i bëjnë me patatina apo me cokollata është më mire biskota apo kek i bërë vet në shtëpi apo nje tost sesa këto alternativa”- u shpreh ndër të tjera Garuci.
Nga ana tjetër, sociologët thonë që prindërit nuk duhet të dorëzohen përpara kërkesave të fëmijëve, por gjithmonë duhet patur në vëmëndje shëndeti i tyre.
“Këshilla në këto raste do të ishte që prindërit të ishin mjaftë këmbengulës në atë që ata konsiderojnë se janë mënyra më e mirë për të ushqyer një fëmijë. Ti rezistojnë tundimeve nga ana e fëmiëjve se është në të more te shendetit të femijës. Mendojë se kur femijët reagojnë duke u shtrirë në tokë dhe duke kërkuar me ngulm dicka, kjo nuk është nje sjellje e re por sejllje që ka filluar më heret ndaj këshilla në këto raste është që gjithmonë të jetë të vemendjshëm dhe të ndërhyjnë që famijës ti japin modelin më të mirë që kërkon sjellja e një njeriu”- tha Entela Binjaku, sociologe.
Për të qenë sa më të shëndetshëm e aktiv, rekomandimet e ekspertëve janë që krahas mirëushqyerjes, fëmijët të angazhohen në aktivitete fizike, për ti mos i lënë gjithë kohës para pajisjeve teknologjike.
Top Channel