22/11 22:35
Hakan Calhanoglu po kalon një sezon fantastik dhe jo rastësisht e ndjekin disa emra të mëdhenj anglezë, mes tyre Chelsea dhe Liverpool.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Interi megjithatë dëshiron ta mbajë në ekip mesfushorin turk dhe nuk ka ndërmend ta shesë, duke pasur parasysh edhe kontratën e rinovuar së fundmi e cila skadon në vitin 2027.
Megjithatë, klubet britanike janë të njohura për investimet marramendëse kur bëhet fjalë për një lojtar që u pëlqen dhe nuk do të ishte habi, nëse në drejtim të Inter-it do të paraqitej një ofertë e parezistueshme./ SuperSport
Top Channel