Sacchi: Shqipëria duhet respektuar, përndryshe…/ Një prej trajnerëve më të mëdhenj italian analizon kuqezinjtë dhe “Euro 2024”

09/12/2023 20:12

Ma rastin e 3-vjetorit të ndarjes nga jeta të një prej legjendave të Axurrëve, Paolo Rosi, fondacioni që mban emrin e tij ka vendosur të hapë në Tiranë një ekspozitë me sendet dhe trofetë e tij, që do të jetë i hapur për publikun nga 20 janari.

Së bashku me bashkëshorten e Paolo Rosit shte i pranishëm edhe trajneri legjendar i Milanit por edhe i kombëtares Italiane, Arrigo Sacchi. Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa ai tregon më tepër për futbollin, kombëtaren shqiptare dhe shortin e Euro 2024.

“Mund të them se në short janë skuadra shumë të forta. Duke i marrë një nga një mund të them që do të kemi Spanjën një skuadër që luan shumë mirë, po ashtu edhe Kroacia që është një skuadër shumë e rrezikshme. Tani Italia do të ketë përballë edhe Shqipërinë që nuk do të jetë aspak e thjeshtë, por menduan kështu do të humbasim. Duhet të kemi shumë respekt për ju“, u shpreh ish-trajneri i Milanit dhe Italisë, Arrigo Sacchi.

Shqipëria në edicionin e parë që u kualifikua në Europian kishte një trajner Italian si Gianni de Biassi, më pas 2 të tjerë italian si Panuci dhe Reja dhe tashmë në këtë kualifikim të radhës një trajner brazilian Sylvinho. Si kanë ndryshuar trajnerët dhe futbolli ndër vite?

“Dikur trajnerët kanë qenë taktik, ndërsa tani janë strategjik. Qëllimi i gjithçkaje është që të stërvisin një skuadër të jetë një ekip, grup, të jetë kompakte. Kjo ju bën edhe ju një skuadër shumë të vështirë për kundërshtarët që keni. Mund të them që eshte edhe Kroacia është një vend i vogël ka vetëm 4 milion banorë, kështu që ju uroj që edhe ju të keni të njëjtin fat e ta keni si shemmbull për të bërë rezultate të mëdha“, tha Sacci.

Sa i rëndësishëm është i gjithë ky ndryshim?

“Më kujtohet në Botëroritn e 2014-s në Brazil, televizioni i tyre më i madh më pyeti se si më dukej skuadra e tyre, unë ju përgjigja thjeshtë i thash ju nuk keni skuadër. Dhe në fakt ata pësuan 7 gola nga Gjermania dhe lojtarët më të famshëm në atë ndeshje ishin brazilianët, nga Gjermani amë i njohur ishte portieri, Nojer”.

Dhe në fund një parashikim për Europianin?

“Gjermania nuk është duke kaluar një moment të mirë, por mos harroni që luan në shtëpi dhe kjo nuk është pak. Më pas ndoshta shoh Anglinë edhe pse është një skuadër që gjithmonë në eventet e mëdha nuk arrin të shprehet si duhet. Ndoshta mund të jenë mes pretendentëve Spanja apo Franca, por edhe Kroacia që ka dy tre të mëdhenj në moshë por… Ndërkohë për Italinë nuk di të them, duhet të shohim çfarë do të bëjnë në këto 5-6 muaj që kanë mbetur. Unë nuk i besoj emrave, por punës, megjithatë nuk e di do të shohim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA