Roja bregdetare kineze dëbon me ujë me presion peshkarexhat filipinase në zonat e pretenduara

09/12/2023 19:01

Filipinet akuzonin sot rojën bregdetare kineze e cila goditi peshkarexhat e saj me ujë me presion në disa zona të detit të Kinës Jugore.

Mjeti i rojës bregdetare ishte regjistruar ne kamera duke goditur me ujë barkat që u sillnin furnizime peshkatarëve filipinas në një zonë bregdetare të kontrolluar nga Kina por të pretenduar me të drejta peshkimi nga Filipinet.

Roja bregdetare e perëndimit të Filipineve tha në një deklaratë se “mjetet e rojës bregdetare kineze përdorën pompa uji për të penguar e parandaluar  mjetet tona të kalonim karburantin e furnizimet për barkat e peshkimit.”

Agjencia filipinase shtonte se “dënonte me forcë veprimet ilegale e agresive të ushtarakëve kineze të Rojës Bregdetare”.

Ndërsa mediat kineze njoftonin se roja bregdetare kishte përdorur “masa kontrolli në përputhje me ligjin” kundër barkave filipinase që kishin hyrë në ujërat e kontrolluara nga Kina.

Kina mori kontrollin e zonës së njohur si ‘Brezi Scarborough’ nga Filipinet në vitin 2012 pas një konfrontimi të tensionuar, shkruan rrjeti AFP.

Prej atëherë Pekini dislokon patrulla detare që provokojnë mjetet filipinase të peshkimit duke i ndaluar të afrohet në lagunën e pasur me peshk.

Scarborough është 240 kilometra në perëndim të ishullit Luzon të Filipineve dhe rreth 900 kilometra larg masës më të afërt kineze tokësore Hainan.

FOTO GALERI
1/3
Mjeti i rojës bregdetare ishte regjistruar ne kamera duke goditur me ujë barkat që u sillnin furnizime peshkatarëve filipinas

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA