Njësitet elitare të Policisë së Kosovës sërish kanë protestuar para Qeverisë.

Bashkë me ta në protestën e së shtunës ishin edhe njësitet e tjera, administrata dhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Pjesëtarët e këtyre njësive për 10 minuta qëndruan të heshtur në protestë.  Në emër të tyre foli kreu i sindikatës që kërkoi kushte më të mira të punës.

“Kemi adresuar kërkesa me shkrim dhe kemi pasur takime me qeveritarë dhe kemi paraqitur kërkesa verbale dhe kemi dërguar në Kuvend një peticion me pakënaqësitë të policisë së Kosovës. Policia çdo here ka qenë dhe është e përkushtuar në mbrojtje të Kosovës, bazuar në ligjet tona. Kërkojmë të plotësohen kërkesat legjitime të Policisë së Kosovës, tha Imer Zeqiri, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

U kërkua po ashtu që të përfshihen njësitet e caktuara në shtesën për kushte të tregut të punës, ligji për pensionim të iu mundësojë pensionimin policëve në moshën 55 vjeçare, sigurimin jetësor dhe shërbimet shëndetësore.

Kërkesë pati edhe për policët e lënduar në punë ku nga themelimi i policisë deri me tani janë 4700 raste të lëndimeve në punë.

Përfshirja e stafit civil në shtesën për punën specifike, shujta, pagesa e udhëtimit dhe pagat e 13-ta, rikthimi i përvojës së punës në 0.5 dhe njohja e kualifikimit shkollor, tre pagat përcjellëse për të pensionuarit, një pagë për punonjësit që humbin një anëtar të familjes dhe krijimin e mirëqenies qenë pjesë e 14 kërkesave të policëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA