“Jam e indinjuar për arratisjen e shqiptarit, Dorian Petoku”/ Nëna e “Diabolik” letër publike Ministrit të Drejtësisë italiane

09/12/2023 16:12

Pas arratisjes së bujshme të shqiptari Dorian Petokut, një ditë më parë në Italia, Maria Assunta Piscitelli, nëna e Fabrizio Piscitellit i ka dërguar një letër Ministrit të Drejtësisë, Carlo Nordio-s ku përveç klithmës së dhimbjes së një nëne kërkohet drejtësi.

Dorian Petoku u transferua në komunitetin e rikuperimit të Morlupos, nga arriti të arratisej duke përfituar nga masat më të dobëta të sigurisë.

Unë jam një nënë e moshuar e pikëlluar, e cila ka më shumë se katër vjet që është në pritje të hidhej dritë mbi nxitësit e vrasjes së djalit tim Fabrizio, i vrarë më 7 gusht 2019-të. Ekzekutimi u bë në parkun Acquedotti në mes të ditës dhe në sytë e të gjithë të pranishmëve, përfshirë edhe fëmijë. Zgjedhjet e ndryshme të djalit tim, të cilat shkuan përtej diktateve arsimore të familjes, nuk më pengojnë që t’ju shkruar dhe t’ju shprehur gjithë indinjatën time për arratisjen e shqiptarit, Dorian Petoku, për të cilin pak rëndësi kanë marrëdhëniet e tij me djalin tim.

Megjithatë, më duket alarmante të dish se ky individ, pas përpjekjeve të forta për të marrë ekstradimin nga Shqipëria, është vendosur nga një gjyqtar në një komunitet me byzylyk, për të shlyer 12 vitet e tij të dënimit

Nëna e Fabrizio Piscitellit i njohur me pseudonimin “Diabolik (i vrarë në parkun Acquedotti në Romë më 7 gusht 2019) e nis kështu letrën drejtuar Ministrit të Drejtësisë, Carlo Nordio.

Petoku u dënua në korrik 2022 me 12 vite burg, pasi sipas akuzës furnizonte me drogë organizatën e kryesuar fillimisht nga Diabolik, e më pas nga Fabrizio Fabietti.

Një vendim gjykate, e dërgoi atë në komunitet, shton nëna e Piscitellit, “në kundërshtim me mendimin e arsyeshëm dhe domethënës të prokurorëve që dukshëm e dinin mirë rrezikun dhe kalibrin e subjektit”.

Më pas, nëna i drejton ministrit një sërë pyetjesh, ku së pari nënvizon që, “u lindin spontanisht atyre që kanë një intelekt modest pavarësisht moshës së shtyrë”. Ajo pyet në pritje për të marrë një përgjigje për çfarë ka ndodhur:

A ka vlerë mendimi i prokurorëve të DDA-së që kanë përgatitje dhe njohuri të mëdha për krimin mafioz në Romë apo ky vendim është thjesht një ide që mund ta kundërshtojë një gjyqtar? – pyet ajo

Një gjyqtar hetues në autonominë dhe diskrecionin e tij është i përjashtuar nga një ‘ekzaminim i kujdesshëm dhe autentik i asaj që del nga dokumentet hetimore në lidhje me një individ? Në rastin konkret, a do t’i nënshtrohet shqyrtimit të një organi kompetent një masë e tillë qartësisht joadekuate?”.

Çfarë duhet të pres si nënë dhe qytetare që do drejtësi për vrasjen e djalit të saj? Se të gjithë fajtorët, nga ekzekutori e deri te nxitësit, do të shpëtojnë me raporte të dyshimta dhe gjyqtarë të vetëkënaqur?

“A duhet të pres të tjera vendimet në të ardhmen për të burgosur që dërgohen në vendet e rikuperimit me motivin sepse jam i varur nga droga ose i sëmurë mendor?”

“Në sytë e një ministri drejtësie që është edhe magjistrat, nuk mund të anashkalohet absurditeti i një vendimi të tillë nga një gjykatës hetues dhe as fakti që Roma, ka qenë në duart e mafias kalabreze, Kamorrës, shqiptarëve, nigerianëve – shkruan nëna e Fabrizio Piscitellit.

Edhe pse djali im ishte pjesë e saj dhe kjo për mua është vetëm një burim dhimbjeje e mëtejshme, kjo megjithatë nuk më pengon apo të hesht për të pasur drejtësi. Unë kam shumë besim te magjistratët e DDA-së të cilët e trajtojnë çështjen seriozisht dhe mbi të gjitha i përkushtohen luftës kundër krimit”.

Dëshiroj të shpresoj se në kompetencat dhe detyrat tuaja të plota do të dëshironi të konstatoni arsyet e dispozitës së nxjerrë nga ky gjyqtar në favor të Dorian Petokut, i cili sigurisht nuk duket të jetë “narkoman” i varfër, por një i zoti dhe i kthjellët, i arratisur ndoshta duke synuar shmangien e pasojave të masave të tjera gjyqësore”, përfundon ajo letrën e saj drejtuar Ministrit të Drejtësisë italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA