Legjenda  e futbollit botëror Arrigo Sacchi ndodhet në Tiranë për të promovuar hapjen e një ekspozite me  koleksionin e djalit të artë të futbollit italian Paolo Rossi, i cili ngriti peshë edhe zemrat e tifozërisë shqiptare në vitet 70-80.

Kryeministri Edi Rama e quajt një privilegj i madh që Tirana,  do të mirëpresë ekspozitën më 26 janar dhe koleksionin e një lojtari të madh të një skuadre,  që në vitet e errëta të Shqipërisë ka qenë një pikë referimi i një bote që për ne ishte e ndaluar.

Kujtoj se kur Italia ishte në finale kundër Gjermanisë ka qenë një grup të rinjsh që ishin pjesë e komunitetit të madh të panumërt të tifozëve të Italisë në Shqipëri dhe që dolën nëpër rrugë me flamurin italian. Ky akt ishte herezi në ato vite. Ne pastaj e morëm vesh për këtë të nesërmen sepse ata u arrestuan dhe u gjykuan për një akt të një papërgjegjshmërie të lartë dhe për propagandë”– u shpreh Rama.

Kryeministri zbuloi se bëhet fjalë për një ekspozitë me karakter historik se ka qenë e mbushur plot me kujtime dhe jetë.

Kjo ekspozitë është hapur edhe në Zyrih, por edhe në qytete të ndryshme të Italisë do të sjellë në Tiranë objekte të Paolos, por edhe legjendave të mëdha botërore si Maradona, Pele etj.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA