Mottley ka kërkuar specifikisht nga Britania 4.9 miliardë dollarë dëmshpërblim për tregtinë trans-atlaltike të skllevërve, në një fjalim para dy ditëve në Londër.
Kryeministrja Mia Mottley ka kërkuar bisedime globale për dëmshpërblim mes vendeve të prekura nga tregtia e skllevërve.
Ajo shtonte se bisedimet për shpagimin e borxhit pritet të jene te gjata e të vështira.
“Nëse nuk presim që dëmshpërblimet të paguhen brenda vitit, dy apo pse viteve sepse zhvatja e pasurive ka ndodhur për shekuj me radhë. Në radhë të parë ne kërkojnë që të dëgjohemi e të shikohemi”, tha kryeministrja.
Në fillim të vitit Morrley ishte takuar për çështjen me ministrin e jashtëm David Cameron, kur dhe u publikua për herë të parë çështja e borxhit të lidhur me skllavërinë .
Mbreti britanik Charles ka pranuar rolin e vendit në tregtinë e skllevërve, duke shprehur keqardhje për padrejtësitë e vuajtjet e shkaktuara nga skllavëria, por pa përmendur dëmshpërblime.
Në një fjalim në Gana në 2018 ai ka dënuar skllavërinë duke e quajtur një “masakër dhe padrejtësi të thellë” që nuk mund të harrohet kurrë.
Ish-perandoria britanike llogaritet se ka tregtuar më shumë se 3 milionë skllevër afrikanë, 2.7 milionë prej të cilëve janë dërguar në kolonitë britanike në Karaibe dhe në Amerikën Latine, në një periudhë rreth 150 vjeçare.
Që kur erdhi në pushtet në ishull në 2018 Mottley ka folur ashpër kundër kolonializmit duke kërkuar njohje dhe dëmshpërblim nga fuqitë e dikurshme.
Top Channel