Gabrielës iu dha e drejta që të zgjedhë nëse Aureli do të mund të vijojë rrugëtimin e tij në “Për’puthen”.
Pasi konkurrenti u pezullua nga programi për shkak të një videoje ku shfaqej i afërt me një vajzë tjetër, do të duhej mendimi i Gabrielës.
Opinionistja Neda Balluku dhe Aulona Musta dhanë mendimet e tyre për këtë situatë që ndodhet dyshja.
Aulona Musta deklaroi se tashmë gjendja e tyre është e barabartë, pra veprimi i Aurelit është përafërsisht e njëjtë me atë që Gabriela bëri pak kohë më parë me një nga konkurrentët.
Ndër të tjera ajo shtoi se për nga afërsia fizike, kanë një diferencë shumë të madhe, duke veçuar atë të Aurelit si më të pranueshëm.
Neda Balluku u shpreh se tashmë Gabriela do ta ketë shumë të vështirë të krijojë besimin tek një prej djemve që ajo ka insistuar të njohë.
Pavarësisht opinioneve në studio, Gabriale vendosi që t’i japë një mundësi të dytë Aurelit. Dyshja zhvilluan këtë bisedë mes njëri-tjetrit:
Aureli: Siç të kam treguar në luftën e madhe që kam bërë për ty do ta çoj në fund. Nuk kam frikë të krijoj diçka me ty të të njoh më tepër ty. Por nuk mundem nëse ti nuk më krijon hapësirat.
Gabriela: Unë hapësirën do të ta jap ty por nuk e di.
Aureli: Nëse unë do ti bëj të gjitha i bëj vetëm për Gabrielën. Çështja është Gabriela për mua.
Megi: Ai vazhdimisht ka shprehu interes të lartë për ty. Madje në takimet me vajzat e tjera nuk ka komentuar asnjë moment që ka kaluar me ty.
Gabriela: Prandaj edhe unë po ia jap këtë mundësi të dytë.
Megi: A të stepi nëse ti mund ta humbësh atë?
Gabriela: Unë besoj se i kam akoma themelet e sigurta.
Aureli: Pavarësisht çdo gjëje ti e di që unë vdes për ty. Ta kam thënë gjithmonë. Të kërkoj falje
Gabriela: Edhe unë të kërkoj faje por mos harro që unë nuk harroj kollaj.
Aureli: Mos harro edhe unë kam një çip që e ndez dhe fik kur dua.
Top Channel