Rama: Asnjë “cic-mic” ballkanik, asnjë “gërr-gërr” perëndimor nuk e vonon dot Shqipërinë drejt BE-së

08/12/2023 17:39

Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se Shqipëria nuk do të vonojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, pavarësisht çdo pengese nga vendet e tjera.

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se Shqipëria do e bëjë përafrimin e legjislacionit me BE-së, pavarësisht rrugës së gjatë që do u duhet 27 vendeve anëtarë të mbështesin vendin tonë.

“Asnjë cic-mic ballkanik, apo gërr-gërr perëndimor për interes apolitike të një vendi sot e të një vendi nesër, nuk e vonon dot Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Shqipëria jo vetëm do e bëjë përafrimin e legjislacionit, pavarësisht çdo cic-mici, por do e bëjë më shpejt sesa më i shpejti e ka bërë më parë. Bujarisht do të ndihmojë edhe Kosovën, askush nuk e pengon dot dhe të jetë de fakto një shtet që në legjislacion funksionon si një vend jo i BE-së. Të dashur vëllezër e motra e shqiptarë kudo jeni, besoj se është e qartë që ne nuk do të humbasim asnjë ditë çfarëdo pengese politike të na vihet, tanimë e kemi komplet 100% në dorën tonë kohën e kësaj përgatitje për tu bërë teknikisht gati si shtet de fakto i integruar 100% në turpin e Evropës së Bashkuar.”

Rama tha se çdo pengesë që i vihet para Shqipërisë, siç është rasti i Greqisë, ka arsye tërësisht politike.

“Pse nuk duhet askush, se nuk asnjë fije, të vrasë mendjen asnjë sekondë për pengesa të kësaj natyrë. Që të integrohesh në BE duhet të bëhesh ti gati për be por edhe BE-ja për ty. Duhet 27 vendet e BE-së të mos kenë asnjë arsye të brendshme në vendin e tyre, 27 qeveri që kanë agjendat e tyre politike dhe elektorale, të mos kenë arsye të brendshme të nxjerrin bishta, që në dukje pikturohen bukur. Thoshin keni bërë shumë drejt horizontit të kuq, por ka akoma për të bërë, vetë, ngjyra e horizontit ka ndryshuar, Janë bishta për mungesën e gatishmërisë për konsensus. BE ka kontradikta të brendshme që lidhen me presione nacionalistë kundër zgjerimit që ndikojnë direkt. Shembulli që ne e kemi, Shqipëria ishte gati disa vite më parë dhe KE që bën vlerësimin objektiv, shikon faktet, nuk shikon sondazhet, ia kërkoi këshillit që Shqipëria është gati të hapë negociatat. Por këshilli nuk e arriti konsensusin sepse në një moment, Gjermania Franca dhe Holanda, pastaj Franca dhe Holanda, kishin arsye politike. Nuk mendoj se Suedia Finlanda, vendet me nivelin më t ulët me korrupsion në botë, janë më pak parimor për të vlerësuar rrezikshmërinë nga korrupsioni, sesa Franca, Gjermania apo Holanda. Franca ka një filozofi tjetër dhe kërkon reformim të brendshëm, Holanda që që ka rritur skepticizmin, ka qenë vazhdimisht nën presion dhe Shqipëria u bë pengu i asaj dinamike. Sa mbaruan zgjedhjet, Holanda e zbuti korrupsionin dhe kryeministri erdhi në Tiranë dhe konfirmoi mbështetjen. Tani ka dalë Greqia me arsye të mos arsyes që nuk ka lidhje me ndonjë mangësi të Shqipërisë në këtë fazë të negociatave, ku Shqipëria ka shkëlqyer, nesër mund të dalë dikush tjetër e kështu me radhë. Pse për këta do e prishim gjakun ne?

Rama tha se hyrja në BE është një borxh që qeveria e tij do e shlyej.

Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe nuk duhet ta humbasim kurrë busullën, që BE, Europa, vendi ku dielli lind andej nga perëndon, është amaneti ynë dhe është borxhi historik që të gjithë udhëheqësit i kanë pasur gjeneratës tjetër. Këtë borxh, kjo forcë qeverisëse, do ta shlyej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA