Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.
Osmani është takuar sot (e premte 8 dhjetor) me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook se do të vazhdojnë të punojnë afër me Turqinë në mënyrë që ta rrisin bashkëpunimin mes këtyre dy vendeve.
“Sot në Stamboll, takova Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, shkruan Osmani.
Top Channel