“Në Bruksel me kokën lart”, Rama në Kongresin e PS: Greqia e ka lënë pezull opinionin e vet, ne nuk ndryshojmë qëndrim

08/12/2023 17:02

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste përmendi çështjen “Beleri” me Greqinë, çështje për të cilën tha se Shqipëria nuk ndryshon qëndrim.

Në mbledhjen e Këshillit Evropian të Ballkanit Perëndimor, në Bruksel, Rama tha se do të shkojmë me kokën lart për të gjitha arritjet e vendit.

“Gatishmëria e Shqipërisë dhe rritja e kapitalit njerëzor janë të lidhura me këtë parti. Çdo kush që ka një detyre nga kjo parti ose një detyrë për këtë parti duhet t’i vërë gishtin kokës së vet çdo ditë si unë dhe t’ia kujtoj mirë këtë fat absolut që nëse PS ndalon, ulet dhe kënaqet dhe nuk synon më lart, garancitë mungojnë dhe procesi vihet në diskutim serioz. Në një botë në një rajon në një kohë ku çdo ditë që dikush ndalon, distanca me tjerët që vrapojnë bëhet shumë herë më e madhe se çndodh në kohërat para kësaj.

Ne do shkojmë në Bruksel javën e ardhshme, për mbledhjen e Këshillit Evropian të Ballkanit Perëndimor, me kokën lart për të gjitha meritat e Shqipërisë, për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në Raportin e KE si dhe të përshëndetura nga 26 vende të BE”, tha kryeministri.

Ndër të tjera, ai e cilësoi Greqinë si vendi i vetëm që e ka lënë ende pezull opinionin e vet dhe për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike në marrëdhëniet fqinjësore, siç e quan ai.

“Vetëm një shtet, e ka lënë ende pezull opinionin e vet, jo për rezultatet e pamohueshme të Shqipërisë por për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike në marrëdhëniet fqinjësore, Greqia. Historia dihet, nuk ka nevojë ta përsërisim dhe sot qëndrimin tonë. Qëndrim që as nuk ndryshon deri në 13 dhjetor dhe as nuk do ndryshojë përtej 13 dhjetorit. Nuk do ndryshojë se ne jemi kokëfortë por arsyeja për mos ndryshuar mendim është shumë më kokëfortë se ne”, u shpreh Rama.

Rama tha se “drejtësia për Shqipërinë është si uji që sapo ka nisur të dalë me vështirësi nga një shkretëtirë, ku brez pas brezi ishte trashëguar gojëdhëna se nuk do dilte kurrë”, ndërsa shtoi se çfarëdo të ndodhë në Bruksel, ai nuk do kthehet i mërzitur.

“Nuk do arrij te besoj që deri më 13 dhjetor se fqinjët tanë do i vënë tapën e netos shishes së hapur më shumë vështirësi dhe përkushtim, nga një skuadër, që e kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në tryezat e dialogut në Bruksel, duke na nderuar të gjithëve dhe duke na provuar gatishmërinë e Shqipërisë në mbështetje.

Në rast se kjo ndodh un nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur, asnjë fije po do kthehem edhe më krenar për Shqipërinë edhe më i motivuar për të vazhduar së bashku punët e mëdha të shtëpisë sonë të përbashkët, edhe më i bindur se një absurditet i tillë nuk do ta vonojë anëtarësimin tonë në BE, dhe për ta bërë gati për BE-në”, tha kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA