Manastirliu në Kongresin e PS: 150 shkolla dhe 216 laboratorë për AI! Koçiu: Deri në 2025 10 qendra të mjekësisë familjare

08/12/2023 13:58

Paneli për shërbimet publike në Kongresin e PS tregoi disa prej projekteve për arsimin, shëndetësinë apo arsimin profesional.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka shpallur një plan të gjerë për transformimin e sistemit arsimor në Shqipëri.

Fokusi kryesor është të sigurojë shërbime arsimore cilësore dhe të aksesueshme për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

Me synimin e përmirësimit të cilësisë së arsimit, një nga hapat kyçe sipas Manastirliut, është rritja e pagave për mësuesit.

“Koha që po jetojmë po na përball me sfida të mëdha nga ndryshimet demografike tek dixhitalizimi, Inteligjenca Artificiale, nga krizat, tërmetet, pandemia që lanë impaktin  e tyre. I a dolëm, të rikthemi edhe më të fortë, ti kthejmë krizat në mundësi, dhe falë fuqisë ripërtëritëse të njerëzve dhe qeverisë. Jemi të vetëdijshëm se me këto zhvillime marramendëse na duhet një mundësi për zhvillimin arsimor. Për arsimin parauniversitar shkolla 20/ 30 do jetë programi që do garantojë përmes ndërhyrjes në sistem jo thjesht ngritje të nivelit të shkollës por do ofrojë më shumë kompetenca në aftësi dhe orientim në karrierë për nxënësit.

Nisim nga 2024 modernizimin e kornizës kurikulare për arsimin parauniversitar. Për të përafruar programet arsimore me të rejat e kohës, duke riorganizuar rreth aftësive sociale dhe kulturës së përgjithshme këtë kurikul. Për mësuesit në 2024 do nisin programin ndërkombëtar për zhvillimin profesional të tyre që do mundësojë trajnime efektive për mësimdhënien në matematikë, gjuhë e shkenca. Nuk do lëmë pas fëmijët me aftësi speciale që do rrisim në 2000 numrin e mësuesve. Kemi treguar me vepra i çmojmë mësuesit, që kemi rritur pagat për mësuesit. 2024 do jetë viti i rritjes historike të pagave të mësuese duke e çuar në 950 euro. Me rritjen e pagave ne synojmë të mbajmë individë të talentuar në Shqipërinë e sotme dhe të nesërme. Ne synojmë jo vetëm të mbështesim talentet por t’i orientojmë drejt një karriere që synon punësim të rregullt.

Deri në 2030 të kemi arritur standardet europiane për nxënësit që ndjekin shkollat e zanateve. Unë dua që të përmend investime që janë bërë këto vite dhe që kanë influencuar në përvojën e mësuesve. 150 shkolla, palestra, terrene sportive ne të gjithë vendin. Nuk do ndalemi së investuari në teknologjinë dixhitale. Në 2024 do kemi 216 laboratorë të AI dhe më tej prej 2025, 650 laboratorë smart do të bashkohen nëpër shkolla  për të mbështetur edukimin dixhital.  Arsimi i lartë do të hyjë në një dimension të ri, hapja e kolegjit të Europës, Kampusi i Tiranës është shembulli më domethënës, që studentët të kenë Europën këtu, për hapjen e filialeve dhe hapjen e kampuseve të huaj në vend. Zgjerimi i programit të përbashkët i diplomave, me synim njohjen e diplomave, por nxitjen e konkurrencës mes të diplomuarve në Shqipëri. Si do të lidhet tek tregu i punës fuqia e kualifikuar punëtore që duhet në arsimin e lartë? Këtu merr vlerë programi i financimit të studentëve në degët prioritet, ku do të financojmë mbështetjen jo vetëm me bursa por edhe punësimin e sigurt pas përfundimit të këtyre programeve prioritete. Ne do të dyfishojmë për infrastrukturën për kërkimin shkencor. Shqipëria 20/30 synojmë të jetë nyje strategjike për një forcë pune. Me përkushtimin ndaj vlerave, me mbështetjen e qytetarëve që besojnë tek PS jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë për vendin tonë”, u shpreh Manastirliu.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se fuqizimi i spitaleve rajonale, zgjerimi i skemës së barnave të rimbursueshëm, paketat e shërbimit shëndetësor falas, ofrimi i shërbimit në banesë apo rritja e programeve sociale janë vetëm disa nga masat që shkojnë direkt në përfitim të moshës së tretë.

Nga paneli për shërbimet publike gjatë punimeve të Kongresit të PS-së, ministrja Koçiu tha se “vizioni ynë për shëndetësinë e gjeneratës së re është i pandashëm nga ambicia për një mbulim të plotë shëndetësor universal, për spitale autonome që shërbejnë si qendra ekselence, si dhe mjekë e infermierë të mirëpaguar”.

“Hapi i radhës është ngritja e qendrave model të mjekësisë familjare, të cilat ofrojnë kujdes të plotë për çdo nevojë të qytetarëve, nga të porsalindurit, tek më të moshuarit. Deri në vitin 2025, do të kemi 10 qendra të tilla ekselence”, nënvizoi Koçiu.

Ajo shtoi se falë buxhetit për vitin 2024, do të rritet numri dhe shumëllojshmëria e barnave të rimbursueshëm.

“Objektivi ynë është që qytetarët shqiptarë të kenë vazhdimisht në dispozicion barnat dhe medikamentet më të mira”, theksoi ministrja.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj përmendi mbështetjen e start up-eve, ku janë financuar 50 prej tyre.

“Përmes një fondi investimi të gjitha buxhetet të mund të multiplikohen duke rezultuar në një financim të 50 startup-eve, besojmë fort në sipërmarrjen inovative, do të kalojmë të gjitha sfidat, me mbështetjen e ekosistemit të startup-eve kemi treguar një performancë të jashtëzakonshme ndërkohë që vetëm 2.6% të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, shërbimet e teknologjisëtë informacionit janë më të duhurat, javën e ardhshme do të jetë ‘Shtëpia e biznesit’, ku qeveria dhe biznesi do të dialogojnë më mirë, do të bashkëbisedojmë, Shqipëria sot 2023 nuk është Shqipëria e 2013”, tha Ibrahimaj.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA