Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

08/12/2023 20:52

Lautaro Martinez kujton për mediet italiane periudhën e problemeve që ka përjetuar mes Kupës së Botës në Katar dhe gjysmës së sezonit të kaluar për shkak të dhimbjeve me kyçin e këmbës.

Argjentinasi thekso se iu desh që të luante me qetësues, pasi në atë periudhë te Inter ishin të dëmtuar edhe Lukaku me Correa-n.

“Kam luajtur muajt e parë në kampionat me një problem në kyçin e këmbës. Nuk doja të ndalesha sepse në atë periudhë u lënduan edhe Lukaku dhe Correa te Inter. Mbeta vetëm unë si sulmues dhe kam luajtur duke marrë pilula deri pak para finales së Champions League, madje edhe në finale mora ilaçe që të mund të luaja.”-theksoi ai./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA