E ardhmja e Carlo Ancelottit, kontrata e të cilit me Real Madridin përfundon në qershor, vazhdon të jetë në rendin e ditës në çdo konferencë për shtypin të italianit.
Këtë herë fokusi nuk ishte Brazili, por Arabia Saudite, pasi u bë e ditur se golfisti spanjoll, Jon Rahm, do të garojë në qarkun saudit në bazë të një marrëveshjeje me vlerë më shumë se 500 milionë euro.
“Po sikur të të jepnin 500 milionë për të shkuar në Arabi? “Për kaq para do të shkoja në këmbë, nuk do të kisha nevojë të rezervoja një fluturim. Po bëj shaka, secili zgjedh atë që dëshiron të bëjë. Bota po ndryshon dhe do të vazhdojë të ndryshojë, asgjë nuk më habit. Unë nuk jam ekspert i golfit, por Rahm më duket më i miri nga të gjithë”, tha Ancelotti para ndeshjes me Betisin, për javën e 16-të të La Ligas.
🗯 Ancelotti, con la ceja más arriba que nunca: “¿A Arabia por 500 millones? A pie” pic.twitter.com/B7mmypJ8cD
— MARCA (@marca) December 8, 2023
Top Channel