Atletët rusë dhe bjellorusë do të marrin pjesë në Olimpiadën e Parisit si neutralë

08/12/2023 16:35

Atletët rusë dhe bjellorusë, të cilët kualifikohen për të garuar në sportet e tyre për Lojërat Olimpike Parisi 2024, do të mund të marrin pjesë si neutralë, pa flamuj, emblema, dhe himne, në ceremoninë që do të mbahet vitin e ardhshëm, ka thënë të premten Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Atletëve, fillimisht, u është janë ndaluar garat ndërkombëtare, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, mirëpo prej atëherë ata janë kthyer gradualisht për të garuar në shumicën e sporteve.

“Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ka vendosur që atletët individualë neutralë, që janë kualifikuar përmes sistemeve kualifikuese ekzistuese të Federatave Ndërkombëtare, do të shpallen të ligjshëm për të garuar në Lojërat Olimpike Parisi 2024, në përputhje me kushtet e përcaktuara”, ka thënë trupi olimpik përmes një deklarate.

“Individët individualë neutralë janë atletët me pasaporta ruse apo bjelloruse”.

Atletët neutralë nga Rusia dhe Bjellorusia, do të garojnë vetëm në sporte individuale, dhe asnjë ekip prej të dyja shteteve, nuk do të lejohet të marrë pjesë në Paris.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se atletët që e përkrahin vazhdimisht luftën në Ukrainë, nuk do të mund të marrin pjesë.

Në njoftim është thënë se 4.600 atletë janë kualifikuar për Lojërat e Parisit, dhe prej tyre, tetë janë rusë dhe tre janë bjellorusë.

Deri më tani janë kualifikuar edhe 60 atletë ukrainas. Pritet që në Olimpiadën e vitit të ardhshëm të marrin pjesë rreth 11.000 atletë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA