Protestat e PD/ Zheji: Rama nuk fal territor, po të dilnin 15 mijë protestues në shesh do ishte ndryshe

07/12/2023 22:01

Analisti Artur Zheji shprehet se trazirat që shkakton opozita në Kuvend nuk do të sjellin asnjë rezultat.

Në “Top Story”, Zheji tha se zgjidhja do ishte me protesta masive në shesh, aty ku kryeministri Edi Rama do ishte i detyruar të lëshonte pe, por siç tha analisti, qytetarët kanë hallet e tyre.

“Kjo përplasja me komisionet hetimore është një gyp i ngushtë, që të merret fryma. Ankimini në Gjykatën Kushtetuese…nuk kuptohet pse një mazhorancë nuk lejon as komisionet hetimore. Dhuna në parlament, nuk them se janë një e drejtë legjitime e opozitës, por tregon që ky akuarium përplasje ka mbetur sepse nuk ndiqet një opozitë e përçarë. Njerëzit kanë më shumë halle personale sesa për shpëtimin e opozitës. Po të ishin 15 mijë veta do ishte ndryshe. Kjo është fazë kalimtare. Me vjen keq që debati për buxhetin kalon për 6 minuta, Rama nuk të fal territor. Në shesh do ishte i detyruar të lëshonte pe.

Po nuk u shoqërua me masivitet… Edhe Kuvendi u bë me zgjedhje kryetari nuk pati as rryma as korrekte.. deputetët e tjerë nuk morën pjesë se e dinin që nuk kishte vend aty për të diskutuar. Është vetëm doktori akoma aty. Ai mund të jetë 100 vjet tjera dhe e uroj…këtu një njeri që ka stafetën nuk ka përcaktuar pasardhësin. Kjo është një përplasje që më shumë të drejtë opozita, por maxhoranxa thotë çoje në Kushtetuese. Nuk i plas këtyre, këto janë rregullat që vendosim ne.”-tha Zheji në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA