Sekretar ligjor i PD-së, Ivi Kaso, diskutoi në “Top Story” për Komisionet Hetimore.

Ai deklaroi se PD-ja ka kërkuar ngritjen e tetë Komisioneve Hetimore, ndërkohë mjafton firma e 35 deputetëve që një komision të ngrihet automatikisht.

Kaso pretendon se ngritja e Komisioneve Hetimore është mbajtur pezull nga pozita, e cila e ka konsideruar jo të arsyeshme firmosjen e kërkesës nga një person non grata (Sali Berisha).

“PD-ja ka kërkuar ngritjen e tetë komisioneve. Çështja McGonigal, udhëtimet me charter të kryeministrit e të tjera. Nuk ka asnjë problem juridik ka vetëm një problem politik. Rruga e sistemit është vetëm një, të respektohet Kushtetuta. Detyrimin e ngritjes së Komisionit Hetimor me kërkesë…

Mjafton që 35 deputetë të firmosin dhe komisioni ngrihet automatikisht. Justifikimi i parë është që e mbante pezull është kryeministri dhe grupi i tij, që thonin se ka firmosur një non grata, duke shkelur Kushtetutën. Nga nëntë vendime që ka për ngritjen e Komisioneve Hetimore, pesë prej tyre janë rrëzuar nga kryeministri”, tha sekretari ligjor i PD-së.

Top Channel