17/11 20:24
Al Jazeera ka raportuar se një nga gazetarët e saj humbi 22 anëtarë të familjes së tij në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia.
Momen Al-Sharafit u godit më 6 dhjetor. Nëna, babai i Al-Sharafit, tre nga vëllezërit e motrat e tij dhe disa nga fëmijët e tyre thuhet se u vranë.
Në tetor, një tjetër reporter i Al Jazeera, Wael Al-Dahdouh humbi gruan, djalin adoleshent, vajzën e vogël dhe nipin në një sulm izraelit në Gaza qendrore.
Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, bombardimet e Izraelit në Gaza kanë qenë më vdekjeprurësit për gazetarët që nga viti 1992.
Top Channel