Futbolli kolumbian në zi, adoleshenti premtues humbi ndjenjat në fushë dhe më pas ndërroi jetë
“Tërmet” në futbollin brazilian, pak pas mbylljes së kampionatit.
Ndërsa Palmeiras feston titullin dhe Santos vajton rënien nga kategoria, Ednaldo Rodrigues është hequr nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit (CBF).
Presidenti i përkohshëm midis 2021 dhe 2022, Rodrigues mori rolin si president i përhershëm në mars 2022, për një mandat katërvjeçar.
Siç raportohet nga mediet braziliane, Gjykata e Drejtësisë e Rio de Zhaneiros mori këtë vendim, referuar një parregullsie në zgjedhjet e vitit 2022.
Rodrigues, “admiruesi më i madh i Carlo Ancelottit”, mund të apelojë ende, por brenda 30 ditëve zgjedhje të reja.
Por si u vendos Rodrigues në krye të Federatës Braziliane të Futbollit?
Në gusht 2021, nënkryetarët e CBF emëruan Ednaldo Rodrigues si president të përkohshëm deri në fund të mandatit të të dorëhequrit Rogerio Caboclo (i akuzuar për ngacmim seksual), i cili do të skadonte në prill 2023.
Në mars 2022, Rodrigues firmosi një marrëveshje që vendosi rregulla të reja zgjedhore, e cila lejonte zgjedhje me një kandidat të vetëm.
Megjithatë, nënkryetarët e CBF-së e kundërshtuan këtë marrëveshje, sipas tyre, Rodrigues nuk mund ta nënshkruante atë sepse ishte president i përkohshëm dhe do të kishte përfituar prej saj për të fituar zgjedhjet.
Prandaj, Gjykata e Drejtësisë vendosi në favor të tyre dhe kjo mund të ndikojë në zgjedhjen e presidentit të ri të federatës braziliane./SuperSport
Top Channel