Emri/ Ekzekutohet me armë zjarri 41-vjeçari në Fier, policia identifikon autorin, ngrihen pika kontrolli

07/12/2023 12:15

Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të enjte në lagjen “16 Prilli” në Fier, rreth orës 11:00.

Sipas informacioneve viktima është Elton Javori, banues në Fier, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vrasjes dhe nëse ka të shkuar kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ato të FNSH-së Fier që po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit apo autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në një konferencë për shtyp për një ngjarje tjetër theksoi se brenda një kohe të shkurtër do të vendoset para drejtësisë autori i krimit.

“Po kemi marrë njoftim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Fierit. Kemi identifikuar autorin dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe kapjen e tij. Ju sigurojmë që Policia e Shtetit brenda një kohe të shkurtër do të vendosë para drejtësisë autorin e krimit”, tha Rrumbullaku.

Njëri prej banorëve tha se viktima është një djalë i edukuar dhe jeton me familjen.

“I edukuar, djalë i sjellshëm, familje të mrekullueshme, nga erdhi kjo Zoti e di, nuk dëgjova krisma, unë sa dola nga shtëpia dhe shkova në kafe, ka babanë nënën, vëllezërit në Gjermani, djalë i mrekullueshëm”, tha ai.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA